Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:19 17-09-2019 Foto e ditës

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ministrja e Mbrotjes Olta Xhaçka ka zgjedhur të shoqërojë në shkollë dy djemtë e major Klodian Tanushit, që humbi jetën tragjikisht në Letoni.

Xhaçka së bashku me prindërit dhe bashkëshorten e të ndjerit kanë shoqëruar Serxhion dhe Klesion, ndërsa uron për një vit të mbarë të gjithë fëmijët e efektivëve të Forcave të Armatosura.

“Vërtetë e emocionuar që bashkë me nënën dhe dy gjyshërit, shoqëruam në ditën e parë të shkollës Serxhion dhe Klesion, dy djemtë e major Klodian Tanushit, rënë në krye të detyrës pak muaj më parë në Letoni.

Trishtim që majori nuk ishte me ne sot por edhe gëzim sepse i plotësuam atij merakun më të madh që ka çdo prind: një arsimim të mirë për fëmijët e tij. Familja e madhe e Forcave të Armatosura i gjendet pranë çdo efektivi të saj, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra për atë ç’ka kanë më të shtrenjtë në jetë.

Vit të mbarë shkollor për të gjithë fëmijet e efektivëve të FA.

Jeni krenari!”, shkruan ministrja krahas fotove.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035701990127563
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-178717" }