Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:18 19-09-2019 Foto e ditës

Ismail Kadare është shpallur fitues i çmimit 'Pak Kyongni 2019'. 'Punimet e Ismail Kadaresë i bëjnë lexuesit të mendojnë dhe të ndjejnë fort marrëdhënien e tyre me ngjarje të caktuara të historisë', është shprehur Kim Uchang kryetar i komisionit përzgjedhës.

Ceremonia për dhënien e këtij çmimi do të zhvillohet më 26 tetor 2019 në Qendrën Kulturore Toji të Koresë së Jugut.

Ky çmim shoqërohet edhe me një shpërblim financiar prej rreth 84 mijë dollarësh. Përzgjedhja e fituesit bëhet pasi shqyrtohen rreth 350 autorë nga mbarë bota, të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022062063217163
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-178962" }