Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:20 24-09-2019 Foto e ditës

Binomi çinar dhe Kroi Ballabanecit kanë një legjendë e histori mbi 630 vjeçare.

Në arkivat e hershme të Perandorisë Osmane dhe Venedikut ky binom merrte një vlerë të veçantë si vend qëndrim i ushtrisë së Ballaban Pashës gjatë betejës së ashpër të Albulenës 4 shtator 1457. Cinari dhe Kroi Ballabanecit i kanë qëndruar erozionit natyror dhe dëmtimeve të tjera falë përkujdesjes së banorëve autokton fisi Alilam dhe Lama.

Për këtë vepër historiko-kulturore janë përkujdesur e investuar nga i ndjeri Qamil Lama, bashkëshortja Zyhraja, bija e valltarit dhe krutanit Hamdi Hyka. Edhe sot Zyhraja 80 vjeçare e sheh përkrah të birit Arbërit duke sistemuar këtë vepër dhe i jep vlerë gjithë Krujës.

Arbëri ka bërë një investim duke e kthyer këtë monument Kulture në atraksion që kushdo vjen të vizitojë Kështjellën, më parë duhet të ndalet tek çinari dhe Kroi Ballaban Pashës aty ku realisht është fillimi i historisë së Skënderbeut dhe Krujës. Bashkia Krujë dhe Institucioni mjedisor e kanë shpallur zonë të Mbrojtur Mjedisore çinarin dhe Kroin e Ballabanecit në Krujë. Turistët e huaj dhe banorët vendas të Krujës, po vizitojnë Rrapin e qëndresës nga të gjitha kohërat dhe Kroin e Ballabanecit, falë dhe këtij investimi, e familjes Lama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080749988555908
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-179565" }