FOTO E DITËS

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:45 01-11-2019 FOTO E DITËS

Ndonëse të gjithë fëmijët dhe qytetarët janë duke u maskuar si personazhe të ndryshme të filmave, një vajzë ka zgjedhur një kostum mjaft origjinal për festën e Halloweenit.

Vajza e vogël ka dashur që në këtë ditë të veshë një kostum të krijuar nga mbetjet dhe qeset plastike, duke dhënë kështu një mesazh mjaft sensibilizues për të gjithë.

Me këtë ide origjinale, fëmija i thotë stop plastikës dhe mbetjeve që shqiptarët i hedhin kudo. Videon me veshjen e vajzës e ka publikuar ministri i Mjedisit Blendi Klosi.

“Kundër plastikës. Një ide origjinale në prag të Hallouinit, e thjeshtë dhe me një mesazh të madh: një sirenë e veshur nga plastika, fenomen që sot është shndërruar në një alarm global për marrjen e masave të menjëhershme dhe ndryshimin e qasjes ndaj mjedisit”, shkruan Klosi krahas pamjeve në Facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.005669116973877
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-184293" }