FOTO E DITËS

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:39 21-11-2019 FOTO E DITËS

Në mediat kosovare u bë e ditur se portieri Aro Muriç i kishte dhuruar këpucët e tij tifozit Avdullah Berisha, i njohur si “Evi”, por në fakt dhurata nuk kishte mbërritur tek tifozi dhe me shumë gjasë siguria e stadiumit i kishte marrë.

Evi deklaroi se këpucët nuk kishin mbërritur tek ai dhe siguria e stadiumit “Fadil Vokrri” u vendos në punë duke parë kamerat për të vënë re se ku kishin mbërritur këpucët.

Raportohet se personi i sigurisë që kishte këpucët e portierit Muriç, ia kishte dorëzuar ato një tifozeje tjetër me aftësi ndryshe dhe jo Evit pasi ky i fundit ishte larguar nga stadiumi.

Pasi vajza mori njoftimin se në duar kishte këpucët që nuk ishin për atë u vetofrua t’i dorëzonte, por tifozi i njohur si Evi ka bërë gjestin e mrekullueshëm duke vendosur t’ia fal këpucët vajzës.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031486988067627
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-186642" }