FOTO E DITËS

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:22 10-12-2019 FOTO E DITËS

Në ka një datë që duhet të kujtohet në historinë e Shqipërisë, përvec ditës kur Shqipëria u shpall më vete dhe e pavarur në Vlorë, është 21 janari, dita e Kongresit të Lushnjes.

Ngjarja madhore që i hapi rrugën themelimit të shtetit shqiptar, dërgimin e delegacionit në Londër për ruajtjen e kufijve të Shqipërisë, krijimin e qeverisë së Suleljman Delvinës dhe caktimin e Tiranës si kryeqytet, do të përkujtohet fort në 100 vjetorin e vet, edhe pse qeveria nuk e cakton si festë kombëtare.

Vasil Tole, nga Akademia e Shkencave thotë se është drejt përfundimit regjistrimi i këngës patriotike ‘Himni i Kongresit të LushnjeS’, në prag të 100 vjetorit të kësaj ngjarjeje historike, me zërin brilant të tenorit Josif Gjipali, orkestrim të Klodian Qafokut, harmonizim të Endri Sinës dhe transkriptim të Hajg Zagarianit.

Shkrepi drita në Lushnje u lind një diell,

Shqipëria lidhi besën,

Dëshmoj bota, dëshmojnë yjt në qiell,

Për ty o i lart Kongres.

Me sa humbet drejtësia,

Aq shuhet shpresa jonë,

Nuk pushtohet toka e Kastriotit,

Trimërinë e ka zakon.

(poezia e Ferit Vokopolës dhe muzika e austriakut Lyboden)

‘Himni i Kongresit të Lushnjes’ restaurohet muzikalisht, regjistrohet dhe risillet në kohë pas 100 viteve, si një dëshmi shpirtërore e viteve kur u hodhën bazat e parlamentarizmit shqiptar. Një model që duhet ndjekur edhe për të tjera krijime, si p.sh për këngën ‘Vlora-Vlora’, e cila mbush vitin tjetër 100 vjet nga krijimi i saj. Një film dokumentar po përgatitet gjithashtu për këtë ngjarje nga RTSH me regji të Pluton Vasit, krahas një seri aktivitetesh që Kuvendi i Shqipërisë, Akademia e Shkencave, Muzeu Historik Kombëtar dhe disa institucione të tjera kanë parashikuar të mbahen gjatë vitit 2020’, shkruan Vaso Tole.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074870586395264
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-188931" }