FOTO E DITËS

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:12 11-12-2019 FOTO E DITËS

Shkrimtarit austriak Peter Handke i është dorëzuar sot medalja e Çmimit Nobel në Letërsi nga vetë mbreti i Suedisë King Carl XVI Gustaf, në një ceremoni të veçantë në Stokholm.

 Kosova, Shqipëria dhe pesë shtete të tjera bojkotuan ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Nobel, në shenjë proteste për vlerësimin me çmimin prestigjoz të shkrimtarit Handke, i cili është mohues i genocidit të Sllobodan Millosheviçit në Bosnje, Kosovë dhe Kroaci.

Zgjedhja e Akademisë suedeze është kritikuar ashpër edhe nga shumë intelektualë e shkrimtarë të njohur në mbarë botën. Handke ishte mik i kasapit të Ballkanit, Millosheviçit, dhe nuk ngurroi të fliste fjalë të ngrohta në fjalimin që mbajti gjatë ceremonisë së varrimit të tij në vitin 2006.

Teksa nobelistët mbërrinin një e nga një me limuzina në pallatin ku u mbajt ceremonia, qindra protestues qëndronin jashtë me pankarta, disa prej të cilave lexonin “Jo Nobel për lajme të rreme”, një referencë për komentet e Handke, i cili vinte në dyshim masakrën e 8,000 burrave dhe fëmijëve myslimanë në Srebrenicë, në vitin 1995.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074830055236816
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-189038" }