FOTO E DITËS

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:18 14-12-2019 FOTO E DITËS

Tërmeti i 26 nëntorit la gjurmë për këdo dhe pasojat janë edhe më të mëdha tek fëmijët.

Një 8-vjeçare nga Durrësi me pafajësinë e një fëmijë, i ka dërguar një letër shumë të ndjerë babagjyshit, dhe ndryshe nga dëshirat e fëmijëvë të tjerë, ajo kërkon një vit sa më të ri të mbarë, ndryshe nga 2019.

Vogëlushja me emrin Ameli, nuk kërkon lodra por një shtëpi të fortë dhe të paprekshme nga tërmeti, ku mos mungojë as tavolina e saj e studimit, që ajo ditë e zezë e shkatërroi në rrënoja.

Ajo  kërkon që vullneti i saj për të mësuar të mos mbetet nën rrënoja, por viti i ri të jetë plot me dhurata dhe mbarësi.

LETRA E AMELISË

'I dashur babagjysh!

 Unë quhem Ameli, jam 8 vjeçe dhe jetoj në qytetin e 'Durrësit'. Unë shpresoj që ky vit i ri të jëetë sa më i mbarë, që shtëpia të ndërtohet më e fortë dhe të mos prishet më nga tërmeti.

Unë do të dëshiroja që ti të më sillje tavolinën e studimit që më mbeti aty dhe po pate mundësi personazhet e Frozën, për motrën rime Aurën.

Mirëutakofshin babagjysh dhe ardhsh përplot me dhurata', shkruan Amelia.

Letrën ajo e ka dërguar në kutinë e letrave, në postën e Babagjyshit Sekret, një iniciativë e organizuar prej disa vitesh rashmë, në festat e fundvitit dedikuar buzëqeshjeve dhe dëshirave të fëmijëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0082240104675293
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-189348" }