FOTO E DITËS

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:19 15-12-2019 FOTO E DITËS

Dhuratat për Festat e fundvitit nuk do të mungojnë as për fëmijët e prekur nga tërmeti në zonat Durrës, Thumanë dhe Krujë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka lançuar nismën më të re ‘Operacioni Kutia’, që synon t’i vijë në ndihmë fëmijëve në zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në mënyrë që edhe ata të gëzojnë për festat e fundvitit sikurse gjithë fëmijët e tjerë.

Veliaj fton të gjithë të vegjlit e kryeqytetit që të përgatisin një pako me lodra dhe një urim për t’ia dhuruar bashkëmoshatarëve të tyre.

‘Një maaal me dhurata! A je gati per #OperacioniKutia? Merr një kuti boshe këpucësh, mbushe me gjërat që do doje t’ia dhuroje një shoku/shoqeje, vendosi emrin tënd, moshën, pusullën me urimin e ngrohtë të festave, dhe së bashku do t’ua dërgojmë fëmijëve të prekur nga tërmeti në Durrës, Thumanë, Laç dhe Krujë’, shkruan Veliaj.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075421333312988
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-189423" }