Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka shoqëruar në ditën e parë të shkollës dy fëmijët, u hodhën nga dritaret e banesës në Thumanë për t’i shpëtuar tërmetit shkatërrimtar.
Ai nuk ka nguruar që t’i jap edhe këshilla 10-vjeçarit Alesio Cakoni edhe 7-vjeçarit Aurel Lala.
Gjatë rrugës në makinë, Rama i ka premtuar se do t’i ndjek hap pas hapi derisa të mbarojnë shkollën.
‘Tani këtu duhet të jeni kampion në mesime. Ndoj 9 tek tuk, mirë është për mos me pas. 8 jo, morët 8 me mua e keni keq punën. 7, 6 nuk bëhet llaf. Me 10 keni respekt. Do t’ju ndjek hap pas hapi deri kur të mbaroni shkollën. More vesh? Mos kujto se jam kaq i butë sa dukem. Po qe se fillon numrat…’, tha ai.
Kryeministri nuk ka kursyer as batutat, duke i bërë fëmijët edhe të qeshin.
‘Ke emocione sot se do shkosh në shkollë. Do njohësh shokët e rinj. Ato shoqet i kam merak unë. Po mirë, mirë do jetë’, është shprehur ndër të tjera Rama.