Po bën xhiron e botës lajmi se një 65 vjecar u arrestua nga policia në Colorado, pasi vodhi bankën dhe dekonspiroi veten duke hedhur paratë në ajër, duke ua dhënë njerëzve në rrugë, e nën thirrjet “Gëzuar Krishtlindjet”.
Mediat e kanë konsideruar si një histori tip Robin Hud-i, ajo e David Oliver që u arrestua të hënën në Colorado Springs. Rreth mesditës ai kërcënoi punonjësit e një banke me një armë, duke marrë paratë.
Sipas një dëshmitari, Oliver iku jashtë bankës dhe hodhi kartmonedhat në ajër, duke bërtitur edhe me mesazhin festiv.
E pasi ndau paratë, u ul në një kafene, ku u arrestua nga policia pa bërë asnjë rezistencë. Disa para u mblodhën por, qindra mijëra dollar mungonin, tha një zyrtar i policisë.