Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:27 02-01-2020 Foto e Ditës

Shkrimtari Ismail Kadare është nderuar nga Franca me titullin e lartë “Oficer i Madh i Legjionit te Nderit”.

Lajmin e ka bërë të ditur  përmes një statusi në rrjetet sociale deputetja Mirela Kumbaro.

‘Ismail Kadare, Oficer i Madh i Legjionit te Nderit! Ka vetem 250 te tille sot ne France. Nuk mund te fillonte me mire ky vit 2020! Me dekret te posaçem te Presidentit te Frances Emmanuel Macron, shkrimtari yne, pasi fitoi titullin prestigjioz ‘Komandant i Legjionit te Nderit  ne vitin 2016, shpallet sot “Grand Officier de la Legion d’Honneur”. Faleminderit Ismail. Merci la France’, shkruan Kumbaro.

Kujtojmë që gjatë vitit që lamë pas Kadare është vlerësuar se me çmimin ndërkombëtar të Letërsisë “Neustad 2020”, i cilësuar si NOBELI amerikan dhe çmimin e letërsisë “Pak Kyong 2019” në Korenë e Jugut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e Ditës
Foto e Ditës »
Article Logic
Execution time: 0.013132810592651
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-190923" }