Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:15 14-01-2020 Foto e Ditës

Drejtori për Mediat në Policinë e Shtetit, Genti Mullai, ka publikuar një foto të veçantë nga ceremonia e inagurimit të repartit të ri të RENEAS, në 107 vjetorin e krijimit të uniformave blu.

Në foto shihet vogëlushi 3 vjeçar i quajtur Semi, i cili dëshiron të ndjek gjurmët e të atit i cili është efektiv në Repartin Special të RENEAS, ndërsa përmes një mesazhi uron gjithë kolegët në Polici, familjet e tyre, ish-kolegët dhe ata që tashmë kanë rënë dëshmorë për punën dhe shërbimin ndaj qytetarëve e vendit.

“Gëzuar, të gjithë ata kolegë e kolege që dalin nga dera e shtëpisë duke u ndarë me familjarët sikur të ishte momenti i fundit, të gjithë ata kolegë e kolege që duke ecur rrugës e kuptojnë dhe e ndjejnë se janë shërbëtorë të qytetarëve, të gjithë ata kolegë e kolege që punën dhe karrierën e tyre e ndërtojnë mbi tri kolona, integritet, profesionalizëm dhe sakrificë”, shkruan ndër të tjera Mullai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.23789191246033
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-191984" }