Kishte kërkuar mos t’i bënin homazhe, pasi vlerësimin e vërtetë e mori nga publiku shqiptar.
Është përcjellë në banesën e fundit Xhevdet Ferri, aktori që me rolet e tij ka lënë shumë kujtime te publiku shqiptar.
Aktori u nda nga jeta në moshën 59 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Miqtë, kolegët dhe familjarët e kanë përcjellë në banesën e fundit mes lotësh dhe dhimbjes.