Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:36 21-01-2020 Foto e Ditës

Lushnja ka mbretëreshën e saj, vendosur në qendër të qytetit.

Në një bust bronzi dy metra të lartë, Mbretëresha lushnjare qëndron ulur, këmbë mbi këmbë, me kitaren në dorë, dhe duke i bërë njerëzit që kalojnë atypari të këndojnë nëpër dhëmbë “O moj e bukur Arbëri”.

Eshtë këngëtarja e madhe e gjithë Shqipërisë, Vaçe Zela, materializuar në bronz nga skulptori Arben Bajo, që prej dy vitesh, nën idenë e këngëtarit lushnjar Luan Manahasa, ka punuar për bërjen e bustit vendosur në qendër të Lushnjes, me rastin e festimeve të 100 vjetorit të Kongresit të Lushnjes, raporton newsbomb.al.

Iniciativa e Luan Manahasës u mbështet nga biznesmenë dhe qytetarë lushnjarë, për të realizuar këtë vepër gjigande edhe në aspektin monetar.

Tani lushnjarët do të kenë Vaçen e tyre. Shqiptarët që do të vizitojnë Lushnjen, patjetër do të ndalen te ky monument, raporton newsbomb.al.

Për Luan Manahasën, që dje ka zgjedhur të pozojë pranë bustit të Bronzit që iu përkushtua këto dy vjet, ka vetëm një fjalë “Vaçe, u kry”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e Ditës
Foto e Ditës »
Article Logic
Execution time: 0.01286506652832
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-192663" }