Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 10:56 21-01-2020 Foto e Ditës

Dhe busti i Vaçe Zelës, menjëherë sapo u vendos në qendër të qytetit të Lushnjës, ka pasur vizitorët e vet të parë.

 Pa u bërë inaugurimi, dy motrat e Vaçe Zelës dhe vajza e saj Irma, qëndruan te busti i Vaçe Zelës në qendër të qytetit, për t’u përshëndetur me të, dhe për të shkrepur fotot e rastit.

Siç shihet edhe nga fotot, Irma prek bustin e të ëmës. Ndërkohë që Flora dhe Filja, dy motrat e Vaçes, së bashku me vëllain e saj, këngëtarin Hysni Zela, u shprehën të lumtur për ngritjen e emrit të Vaçes në një monument në qendër të qytetit që e nxorri drejt skenës së madhe shqiptare.

Busti I Vaçe Zelës është bronz në lartësinë 2 metra. Eshtë punuar nga skulptori Arben Bajo me iniciativën e këngëtarit lushnjar Luan Manahasa. Për bërjen e kësaj vepre, ka më shumë se dy vite që punohet në studion e skulptorit. Sikurse ishte premtuar, busti I saj, është vendosur në qendër të qytetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.069911956787109
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-192687" }