Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:46 25-01-2020 Foto e Ditës

Ndahet nga jeta Gjele Gjikola, nëna e fundit prej të mbijetuarave që iu vdiqën fëmijët në kampin e Tepelenës.

Gjela barti me vete dhimbjen e tejskajshme për humbjen e gjysmës së saj, Dilës, vajzës vetëm 3 vjeçe që i vdiq e etur për një pikë ujë në kampin e ferrit.

Nënë Gjela nga Kurbneshi, mbylli sytë në moshën 96 vjeçare  ndërsa afro 55 vite i kaloi me idenë se një ditë do gjente eshtrat e vogëlushes së saj.

“Në kampin e Tepelenës lashë shpirtin”, ka thënë në një prej intervistave më të fundit nënë Gjela, një grua që barti tërë jetën shumë dhimbje e kujtime nga kampi famëkeq që nuk kurseu askënd dhe bëri nënat të gërmonin me thonj për të gjetur eshtrat qumështore të fëmijëve të tyre, vdekur në kamp.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034661054611206
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-193073" }