Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:24 26-01-2020 Foto e Ditës

Një grua shtatzënë u shpëtua pasi rezistoi 12 orë nën rrënojat e tërmetit që goditi dje Turqinë.

Pas orëve të ankthshme në luftën për të mbijetuar mes jetës dhe vdekjes të cilën e përjetonte me sy hapur, falë ekipit të shpëtimit, ajo ia doli të shpëtojë jetën e saj dhe të foshnjes që mbante në bark.

E vetmja gjë që kujton gruaja në momentin nga dalja nga rrënojat janë thirrjet dëshpëruese për ekipin e kërkim-shpëtimit.

Një tërmet me magnitudë 6.8 righter goditi qytetin lindor turk të Elazig, duke e rritur bilancin e viktimave në 22 njerëz dhe 1.000 të tjerë të plagosur.

Punëtorët e kërkim shpëtimit vijojnë punën e pandërprerë me shpresën e gjetjes së njerëzve të cilët vazhdojnë të qëndrojnë përgjatë natës edhe kur temperaturat shënojnë -8C.

Nga ana tjetër Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi në Twitter se po merren të gjitha masat për t’u siguruar që tërmeti që ndodhi në Elazig dhe u ndje në shumë provinca të kapërcehet me sa më pak humbje.

Kujtojmë gjithashtu se ky nuk ishte i vetmi tërmet shkatërrimtar për Turqinë. Në 1999 një tërmet i fuqishëm me magnitiudë 7.4 goditi Turqinë perëndimore duke lënë më shumë se 17,000 njerëz të vdekur. Në shtatorin e vitit të kaluar, një tjetër tërmet me magnitudë 5.7 tronditi Stambollin, duke bërë që banorët të largoheshin nga ndërtesat e tyre.

Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh që një tërmet i madh mund të shkatërrojë qytetin e 15 milion njerëzve i cili duket se ka bërë disa gjëra gabim duke lejuar ndërtime masive pa masa sigurie.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025166988372803
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-193158" }