Kobe Bryant, basketbollisti legjendar i NBA ka humbur jetën në moshën 41-vjeçare në një aksident ajror.
Sipas mediave amerikane, ylli i Los Angeles Lakers ishte duke udhëtuar së bashku me tre persona të tjerë me një helikopter privat që u rrëzua në Calabasas, pranë Los Angelesit në Kaliforni.
Autoritetet bëjnë me dije, se nga rrëzimi i helikopterit kanë ndërruar jetë pesë persona, mes tyre edhe basketbollisti amerikan dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna Maria Onore. Hetimet kanë nisur menjëherë pas aksidentit të rëndë.
Kobe Bryant, baba i tre vajzave, ishte shpallur 5 herë kampion i NBA me LA Lakers dhe 3 herë lojtari i vitit gjatë karrierës 20 vjeçare.
Ai u tërhoq nga basketbolli në vitin 2016.