Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:19 16-02-2020 Foto e Ditës

Kjo është mjeka shqiptare që po bën xhiron e mediave italiane si një model suksesi.

Artes Memelli, lindur në Shkodër, ndoqi studimet në Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë në Tiranë, para se të transferohej në Itali dhe të bëhej koordinatore e mjekëve të rinj në Shoqatën e Mjekevë të Huaj.

Ajo punon edhe me subjekte private, si Kryqi i Bardhë apo Divizioni Mjekësor Global, pasi siç ndodh shpesh me mjekët e huaj, e kanë të vështirë të punësohen në sektorin publik.

Memelli është specializuar në mjekësinë e urgjencës dhe është mësuar të jetë në pararojë jo vetëm në punë, por edhe në betejën për të drejtat e mjekëve të huaj në Itali.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e Ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.013596057891846
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-195350" }