FOTO E DITES

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:32 21-02-2020 FOTO E DITES

Vijon bashkëpunimi ekonomik mes Çekisë dhe Shqipërisë edhe në vitin 2020.

Dy vendet kanë nënshkruar protokollin e Sesionit të 6-të të grupit të përbashkët të punës për bashkëpunim ekonomik, në Pragë, me nënshkrim të Zv. Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Belinda Ikonomi nga pala shqiptare kurse për palën çeke ka firmosur Zv. Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Martina Tauberová.

Bëhet me dije se përgjatë këtij viti, protokolli i firmosur, do të përfshijë bashkëpunim në fusha si infrastruktura, industria, energjia, mjedisi, bujqësia, turizmi, standardizimi, metrologjia, etj.

Sakaq kujtojmë se shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Çekisë për vitin 2019 kapin një vlerë prej 94 milionë euro, ku importet llogariten 60.44 milionë euro, ndërsa eksportet në 33.98 milionë euro.

Gjatë këtij sesioni, ndërmjet dy zëvendësmintreve u vlerësua bashkëpunimi i vitit të kaluar si dhe u diskutuan hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në fushat me interes reciprok për 2 vendet në vitin 2020.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e Ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.0089859962463379
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-195933" }