Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:24 24-02-2020 Foto e Ditës

Pas shtimit të rasteve me koronavirus në Itali, ku janë shënuar edhe tre vdekje, probabiliteti që virusi i rrezikshëm të mbërrijë në vendin tonë është edhe më i lartë.

Qeveria shqiptare, përveç shtimit të masave më pikat doganore, ku pasagjerëve që mbërrijnë nga Italia u kontrollohet temperatura, rekomandon edhe një sërë masash që duhet t’i zbatojë secili prej nesh.

Higjena personale është tepër e rëndësishme, por si masë mbrojtëse rekomandohet edhe përdorimi i maskës kirurgjikale, raporton newsbomb.al.

Por sa na mbron maska nga koronavirusi?

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk ka asnjë provë që maska na mbron nga koronavirusi. Vendosja e maskës rekomandohet më tepër për persona që dyshohet apo janë prekur nga koronavirusi, në mënyrë që të mos e përhapin te të tjerët, kryesisht përmes sekrecioneve teksa kolliten apo tështijnë.

Megjithatë maska rekomandohet të mbahet edhe nga persona që i shërbejnë të prekurve nga koronavirusi.

Por nëse vendosni të mbani maskë, është e rëndësishme ta përdorni dhe më pas ta hidhni poshtë në mënyrë korrekte. Në të kundërt, në vend që t’ju mbrojë, maska mund të bëhet burim infektimi për shkak të mikrobeve që qëndrojnë në të, raporton newsbomb.al.

Për ta vendosur në mënyrë të duhur, duhet të identifikoni pjesën metalike në maskë, ajo vendoset mbi hundë, pra është pjesa e sipërme e maskës, dhe më pas lidhëset prej llastiku tërhiqen pas veshëve.

Mos e prekni maskën me duar gjatë përdorimit. Për ha hequr maskën, lironi llastiqet dhe sërish shmangni prekjen e maskës, pasi mund të jetë e kontaminuar. hidheni maskën në një kosh mbeturinash të mbyllur.

Lani duart me sapun, ujë dhe alkool, nëse e prekni aksidentalisht maskën. Mos e përdorni dy herë një maskë që është një përdorimshe. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e Ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.0064501762390137
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-196222" }