Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:23 26-02-2020 Foto e Ditës

11 vjeçarja vlonjate Venera Çelaj sensibilizon nëpërmejt vizatimeve të saj për virusin që po ‘gjunjëzon’ botën, koronavirusin kinez.

Përmes disa fotove të publikuara në profilin e saj, Venera tregon se në vend që arti të përdoret për para është më mirë që të përdoret për të gjetur një kurë për koronavirusin.

11 vjeçarja e talentuar i referohet shitjes së një fotoje të një bananeje të ngjitur në mur, për 120 mijë dollarë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa shkruan se mund të jetë më mirë të kesh para por vdes para se t’i përdorësh.

‘Trego humanizëm për botën dhe mos bëj shaka me artin për para. Meqë ra fjala, pse nuk i keni përdorur paratë për të gjetur një kurë për koronavirusin?

Jam e sigurt se është më mirë të kesh para, por para se t’i përdorësh vdes! @ Vlorë, Shqipëri’, shkruan 11 vjeçarja vlonjate, Venera Çelaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e Ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.0088908672332764
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-196482" }