Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:16 27-02-2020 Foto e Ditës

Ndahet (26 shkurt 2020) nga jeta në moshën 99-vjeçare Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha. Nexhmija ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Laprakë.

E veja e diktatorit lindi më 8 shkurt të vitit 1921, në Manastir, por prindërit e saj ishin nga Dibra. Në vitin 1928, familja e saj u shpërngul për t’u vendosur në Tiranë atu ku kreu dhe Shkollën e mesme, në Institutin Femëror Pedagogjik në Tiranë. Pas çlirimit të vendit vazhdoi me korrespodencë studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi.

Ne intervistat e shumta apo librat e botuar pas viteve ’90, Nexhmije Hoxha nuk shfaqi kurrë pendesë për krimet e komunizmit. Vlen të theksohet se mbi 6 mijë shqiptarë, u vranë e pushkatuan, shumë prej të cilëve ende nuk kanë varr. 36 mijë shqiptarë u burgosën apo internuan. Në fundin e regjimit Shqiperia konsiderohej ne tre vendet me te varfëra te botës.

Në janar të vitit 1992, Nexhmija u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 11 vite burg por bëri vetëm 5 vjet burg, pasi përfitoi nga amnistitë e ndryshme dhe nga ndryshimet e Kodit Penal. Nexhmija vuajti dënimin për atë që njihet si gjyqi i ‘kafesë’. 

Gardiania e Burgut 325, ku vuajti dënimin Nexhmije Hoxha e Lenka Çuko, Natasha Maxhari, ka rrëfyer se Nexhmije nuk lahej kurrë në dush, ndoshta prej frikës së një atentati të mundshëm, edhe pse gardiania mohon që gjatë kohës së qëndrimit të saj të ketë pasur ndonjëherë ndonjë provokim mes të burgosurave.

Ish i denuari politik Fatos Lubonja tregon një rast kur e takoi zonjën Hoxha në një vizitë në burg dhe i kërkoi shpjegim se pse e dënoi atë, një të ri të pafajshëm. Përgjigja e Nexhmije Hoxhës ishte: Nuk e dija qe ishe në burg!!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e Ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.0087170600891113
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-196594" }