Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:48 29-02-2020 Foto e Ditës

Dy motrat Detina dhe Argita Zalli në vitin 1999 emigruan si shumica e shqiptarëve duke shkuar në Angli.

Binjaket nga Patosi sot kanë arritur majat e shkencës botërore dhe po ngrenë lart emrin e Shqipërisë, sa në Britani aq edhe në SHBA. Së fundmi ato i janë dedikuar punës për të zbuluar më shumë rreth kancerit.

“Unë dhe motra ime jemi të dyja shkencëtare. Ne erdhëm në Britani nga Shqipëria. Shkenca ishte shpëtimi ynë. Ajo hapi horizontet tona drejt diçkaje më të madhe. Kur erdhëm këtu e nisëm nga zero por falë zotit ishim dy dhe kjo ishte forca jonë”, rrëfen Argita.

“Ne ishim studente të mira dhe u vlerësuam nga mësuesit tanë të cilët na dhanë krahë për të fluturuar. Pas Britanisë, u zhvendosa në SHBA ku u pronova në Universitetin e Harvardit. Isha një nga shkencëtaret më të reja dhe prej andej lindi ideja e themelimit të ‘ Në flasim shkencë’ për të zhvilluar shkencën dhe mjekësinë jo vetëm në Britani dhe SHBA por edhe në komunitetete të tjera, si Shqipëria.”, shprehet Detina, shkencëtarja dhe pedagogia në Harvard, e cila tregon planin e rradhës.

 “Ne bëjmë bashkë studentët nga e gjithë bota. Hapi i radhës është të zhvendosem në Oxford ku unë do mësoj doktorët më shumë rreth kancerit për të gjetur një ilaç më të mirë dhe për ndihmuar të gjithë ata që vuajnë nga kjo sëmundje. Kontributi jonë është të bëjmë shqiptarët të ndihen më shumë pjesë e komunitetit të shkencëtarëve. Shqipëria po lëviz në drejtimin e duhur”, thotë më tej shkencëtarja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO DITE
»
Article Logic
Execution time: 0.0086319446563721
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-196854" }