Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:02 04-03-2020 Foto e Ditës

21 vite më parë u nda nga jeta Osman Kazazi, anti-komunisti dhe aktivisti i Ballit Kombëtar që vuajti 42 vite heqje lirie në burgjet e komunizmit.

“Ka shumë njerëz që nuk jetojnë dot 42 minuta pa internet, pa 42 klikime. Imagjinoni 42 vjet burg komunist. Osman Kazazi mbijetoi e doli i gjallë prej atyre burgjeve për të shëmbëllyer si flakadan triumfi i njeriut mbi skëterrën e kuqe”, shkruan Gazetari Alfons Zeneli.

“Më 3 Mars të vitit '99 është ndarë nga jeta e këtejme Osman Kazazi. Ai mbijetoi për 42 vjet në burgjet e skëterrshme te konunizmit. Kush ka njohuritë më të vogla për ato burgje dhe egërsinë e dikraturës hoxhiane, mund ta marë lehtësisht me mend se çfarë do me thënë 42 vjet burg. Ka shumë njerëz që nuk jetojnë dot 42 minuta pa internet, pa 42 klikime. Imagjinoni 42 vjet burg komunist. Osman Kazazi mbijetoi e doli i gjallë prej atyre burgjeve për të shëmbëllyer si flakadan triumfi i njeriut mbi skëterrën e kuqe.

Heshtja e institucioneve dhe mediave është vetëburgosja që shoqëria shqiptare ia bën vetëvetes vullnetarisht. Një shoqëri postdiktatoriale ku bëjnë bujë kujtimet dhe perversitetet e krerëve të dikraturës, ku kryeministri puth këlyshët shpirt e trutharë të dikraturës më diabolike të historisë dhe harrohen Osman Kazazet është një shoqëri e destinuar të gëlltitë përjetësish helmin e saj. Në kushtet e një shoqërie normale, Osman Kazazin do të duhej ta njihte gjithë Evropa si emblemë të ngadhnjimit të njeriut e të ditës mbi errësirën e kuqe, si simbol universal të rezistencës së shpirtit njerëzor”, shkruan gazetari Zeneli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e Ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.011094093322754
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-197315" }