Armanda Bottini është 82 vjeçarja e "hekurt" e cila ka arritur të mposhtë koronavirusin brenda një javë.
Mjekët e spitalit San Matteo në Pavia e quanin 82 vjeçaren nga krahina e Pavisë e cila vuante edhe nga diabeti, "gjyshja e hekurt".
Bottini, arriti të shërohet nga koronavirusi pas vetëm një javë trajtimi në departamentin e sëmundjeve infektive të spitalit Pavia.
Zonja e ve, jeton në një shtëpi të vogël ngjitur me banesën ku jetonte vajza e saj me burrin dhe nipin dhe papritmas u ndje e sëmurë ndërsa po qëndronte në tryezë me të afërmit.
Armanda, e cila vuan nga diabeti i tipit 2 dhe kurohej, kishte pasur ethe dhe të vjella. Të alarmuar, anëtarët e familjes zgjodhën ta çonin në spitalin "San Matteo" në Pavia, të cilët pas analizave u thanë familjarëve se ishte me koronavirus.
"Prindërit dhe unë menjëherë u alarmuam e shqetësuam për gjendjen e gjyshes time... Kur mjekët na thanë që analizat e koronavirusit rezultuan pozitive , ne filluam përgatitjen për më të keqen”, thotë nipi i saj.
Por gjyshe Armanda, ka arritur ta mposhtë koronavirusin në vetëm një javë.