Ditën e djeshme, që ishte një ditë e shënuar për besimtarët e krishterë, të cilët festuan Pashkët, një grua në Tiranë ka bërë një gjest për t’u përshëndetur.
Me maskë dhe me doreza, ajo ka shpërndarë vezë Pashke për të gjithë gazetarët dhe policët që ndodhen në detyrë në këtë kohë të vështirë të krijuar prej pandemisë Covid-19.
Gruaja nga Mirdita ka lëvizur në këmbë në disa zona pranë qendrës së kryeqytetit për t’u dhënë personalisht vezët e për t’ua uruar pashkët policëve dhe gazetarëve.