Banorët e fshatit Nartë në Vlorë nuk pyesin as për Covid-19, kur vjen puna tek festa e Karnavaleve, e cila simbolizom ardhjen e pranverës, një stinë plot gjallëri.
Ndonëse nuk lejohen grumbullimet masive për shkak të pandemisë, banorët e Nartës janë mbledhur të gjithë bashkë duke kërcyer e kënduar në kuadër të Karnavaleve, një festë e përvitshme e kthyer në traditë.
Megjithëse festa e këtij viti sipas banorëve nuk ka gjallërinë dhe pjesëmarrjen e një vitit më parë, e rëndësishme është që kjo traditë nuk u humb as këtë vit që nëpër këmbë është Covid-19.
Fillimisht u lajmërua se banorët nuk do të kenë leje për ta festuar por ata kanë mundur të marrin 2 orë kohë nga bashkia për të kënduar e kërcyer me njëri tjetrin.