Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:40 26-04-2020 Foto e Ditës

Shtatë artistë nga e gjithë bota kanë bashkuar ‘forcat’ dhe kanë risjellë këngën e famshme popullore ‘Bella ciao’.

Bëhet fjalë për Tommaso Primo nga Italia , Guillem Roma nga Spanja, Samah Mustafa nga Palestina, Deëis Caldea nga Brazili, Georgios Stimpakos nga Greqia dhe Laye Ba nga Senegali.

Ndërsa nga Shqipëria ka qenë këngëtarja shqiptare Irma Libohova, e cila e veshur kuq e zi i ka manhitur të gjithë me zërin e saj të veçantë.

Kantautori napoletan dhe ideatori i kësaj iniciative, Tommaso Primo, tregon se kënga ‘Bella ciao’ përfaqëson këngën e rezistencës dhe të intonosh këtë këngë me kantautor nga vënde të tjera të botës shërben për të ripërcjellë bashkimin mes popujve, për të rikujtuar që toka nuk është aq e madhe sa e mendojmë, por është e vogël dhe duhet të kujdesemi për të.

Kujtojmë që ‘Bella ciao’ është kënga simbol e rezistencës, lirisë dhe luftës partizane kundër fashizmit në periudhën më të errët të Europës, sot është kthyer në simbol të një tjetër lufte, ndaj një armiku të padukshëm, Covid-19.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto sa mijëra fjalë, 11-vjeçarja me tumor i dhuron një puthje në distancë doktorit të QSUT pas trajtimit të suksesshëm
»
Article Logic
Execution time: 0.012107133865356
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-204045" }