Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:33 09-05-2020 Foto e Ditës

I jepet lamtumira e fundit Maks Velos, piktorit dhe arkitektit të pashembull që mbylli sytë dje në moshën 84-vjeçare.

Për shkak të situatës dhe masave të marra për pandeminë, në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë vetëm disa miq dhe punonjës të funeralit.

Ceremonia u organizua nga Bashkia e Tiranës ndërsa nuk mungoi as kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Maks Velo nuk ka vdekur, është mes nesh”, tha mes lotësh shkrimtari Ben Andoni.

Prej disa ditësh Maks Velo ka qëndruar i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare, pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua për shkak të një sëmundjeje në gjak.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e Ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.012781143188477
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-205720" }