Mbyllet sondazhi 24 orësh i Newsbomb.al për zgjedhjet parlamentare të 2021-shit.
Plot 9,506 lexues kanë marrë pjesë në sondazh, të pyetur: “Rreth një vit na ndan nga zgjedhjet parlamentare të 2021-shit. Nëse do të mbaheshin nesër, kë do të votonit?”.
Rezultati final është surprizues:
Partia Socialiste ka marrë një mbështetje prej 45% (rreth 4 mijë e 200 vota)
Ndërsa koalicioni Partia Demokratike dhe LSI kanë arritur një mbështetje prej 55% (rreth 5 mijë e 200 vota)
Pjesëmarrja në sondazh ka qenë e gjerë dhe gara e fortë. Ndonëse PD dhe LSI kanë kryesuar gati përgjatë gjithë kohës, gjatë orëve të fundit është vënë re një rritje e mbështetjes për Partinë Socialiste.
Sondazhi është shpëndarë gjerësisht si nga qytetarë por edhe grupe simpatizantësh të forcave politike në fjalë (ç’ka newsbomb.al as nuk mundet ta ndalojë, dhe as nuk e paragjykon).
Ajo që bie në sy është një numër tepër i lartë komentesh i lexuesve që mesa duket janë të zhgënjyer nga alternativat dhe kanë zgjedhur të shprehen në komente duke thënë se nuk do të mbështesin asnjë prej tyre.