Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur në një mbledhje të mbajtur mbrëmjen e djeshme, të miratojë vendimin për shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.
Këshilli Bashkiak me vendimin nr.50 të datës 14.05.2020 ka vendosur të miratojë shembjen e godinës së Teatrit, të nisë menjëherë marrja e masave të nevojshme për ndërtimin e një godine të re e bashkëkohore dhe IKMT duhet të marrë masat për ndëryrjen dhe shembjen e tij.
Mbledhja e mbajtur mbrëmjen e sotme ku është vendosur të shembet godina e Teatrit Kombëtar ishte planifikuar të mbahej nesër, më datë 15 maj, por për arsye që nuk diheën është zhvilluar sot.
Vendimin e ka firmosur kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu