Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 10:05 28-05-2020 Foto e Ditës

Policia ka gjobitur 3 biznese me nga 5 mijë lekë të reja në Shkëmbin e Kavajës gjatë një aksioni për lirimin e plazhit nga çadrat dhe shezlongët e vendosur pa leje.

Këto biznese kanë vënë çadra dhe shezlongë pa marrë leje duke kundërshtuar kështu me aktet normative për situatën e krijuar nga Covid -19.

“Gjatë këtij aksioni janë gjobitur personat që i zotëronin ato dhe që kishin zaptuar hapësirën e rërës”, thuhet në njoftimin e policisë bashkiake në Durrës e cila u bën “thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitet gjatë vijës bregdetare të mos ndërmarrin iniciativa të tilla që bien ndesh me ligjin dhe të mos vendosin çadra apo shezlongë në rërë pa marrë lejen nga autoritetet përkatëse”.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092060565948486
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-208094" }