Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:53 30-05-2020 Foto e ditës

Policët rrahën 15 vjeçarin te liqeni, Veliu nxjerr videon e të ëmës së djalit me armë në dorë

Ngjarja e ndodhur disa javë më parë ku 4 policë rrahën një 15 vjeçar te liqeni artificial bëri bujë të madhe, ndërsa ky incident solli edhe pezullimin e e efektivit të policisë që goditi të miturin.

Kjo ngjarje krijoi indinjatë të madhe ndaj policisë, ndërsa ishte vetë nëna e djalit e cila kërkoi drejtësi për të birin.

Drejtori i Policisë Ardi Veliu gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë ka folur për këtë çështje, duke mos shfajësuar policinë, por duke treguar një video të të ëmës së djalit, e cila shihet me armë në dorë.

Veliu thotë se ky është shembulli që e ëma i ka dhënë djalit dhe edukata që ai ka marrë, ndaj nuk duhet parë vetëm veprimi i policit, por edhe rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje.

Por më pas kjo u zbulua që kjo video ishte nga xhirimet e një filmi në të cilin nëna e 15 vjeçarit ishte aktore.

Ajo deklaroi se do të denonconte Drejtorin e Policisë, ndërsa vetë Ardi Veliu kërkoi ndjesë publikisht për keqkuptimin e krijuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095548629760742
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-208364" }