Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:58 03-06-2020 Foto e Ditës Abaz Doku dhe nje nga te rinjte

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën për 4 personat, të cilët abuzonin seksualisht me vajzën 15-vjeçare në Kamëz.

Mësohet se është vendosur masa ‘arrest me burg’ për 65-vjeçarin Abaz Doku, Klajdi Poçi 20 vjeç dhe dy të miturit me iniciale R.O, dhe F.B. 

Sakaq bëhet me dije, se  ata nuk kanë pasur as avokatë dhe as familjarë në seancë.

Ata akuzohen për veprat penale “Marrëdhënie seksuale”, ”Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë se kjo ngjarje ka tronditur mbarë opinionin, pasi dihej prej kohësh nga lagja, mësuesit në shkollë dhe persona të tjerë, të cilët nuk flisnin, duke e mbajtur të fshehtë rastin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093948841094971
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-208870" }