Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:10 05-06-2020 Foto e Ditës

Ditën e djeshme në orën 16:00 në sheshin "Nënë tereza" u zhvillua protesta paqësore nën thirrjen "Kundër fëmijërisë së vjedhur", referuar rastit të 15-vjeçares në Babrru.

Edhe pse protesta ishte e paorganizuar siç bëhen protestat politike, njerëzit që kanë dalë në shesh kanë qenë të shumtë.

Me pankarta dhe thirrje të forta kundër abuzuesve, marshuersit i kanë kërkuar shtetit që të reagojë, për rastin në fjalë dhe fenomentin në përgjithësi, pasi të tilla ngjarje po përsëriten.

"Abaz Welcome to Hell" ishte një nga pankartat, që i drejtohej 65 vjeçarit pedofil Abaz Doku, që abuzoi seksualisht me 15 vjeçaren në Babrru.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094590187072754
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-209106" }