Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:19 06-06-2020 Foto e ditës

Newsbomb.al siguron dokumentin me 12 pika për marrëveshjen e arritur të Këshillit Politik për reformën zgjedhore. Nga identifikimi elektronik, depolitizimi dhe komisionet zgjedhore, janë disa nga pikat e marrëveshjes me 12 pika.

Në marrëveshje përfshihen pikat ku mazhoranca me opozitën kanë rënë dakord, ato që nuk kanë rënë dakord, dhe se kur pikat e marrëveshjes do të hyjnë në fuqi. Ky dokument është firmosur nga 4 anëtarët e Këshillit Politik, teksa në fund të dokumentit thuhet se nuk ka pasur konsensus sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor.

1- Identifikimi elektronik - 100% në të gjithë Shqipërinë

2- Komisioni qendron i zgjedhjeve - Me implementimin e identifikimit biometrik do të merret KQZ dhe një ekspert ndërkombëtar

3- KQZ do të risktrukturohet

4- Numëruesit do të jenë dy jo-politikë, një numëron tjetri vëzhgon, pjesa tjetër do të jenë monitorues nga qeveria dhe opozita

5- Qendrat e votimit - dy anëtarët e komisionit nga maxhoranca dhe opozita dhe 3 të tjerë do të zgjidhen me short nga KQZ

6- ZEZ- Do jenë njësoj si më parë

7- Kolegji elektoral, i përbërë nga gjyqtarë që kanë kaluar vetting-un

8- Procesi i apelimit mbetet i njejtë, i pandryshuar

9- Depolitizimi- asnjë ndryshim në depolitizimin e administratës për zgjedhjet e ardhshme, parlamentare dhe lokale

10- Drafti përfundmtar nuk do të pësoj ndryshime në parlament, pa pëlqimin e të gjitha palëve

11- Masa të tjera - Këshilli Politik do vazhdojë të mblidhet dhe të diskutojë për çështje të tjera dhe për të adresuar rekomandimet e tjera të OSBE/ODIHR

12- Hyrja në fuqi - pikat nga 1-11 janë të vlefshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale, por pika 4,5,6 hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të ardhshme

Shënim: Qeveria s'do vendosë kushte për adoptimin dhe aprovimin e çfarë u tha më sipër. Nuk pati asnjë konsensus për ndryshimin e sistemit zgjedhor

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095119476318359
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-209229" }