Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:59 08-06-2020 Foto e Ditës

Sot do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore 2020, që do të jetë ai i gjuhës së huaj.

Janë 32.126 maturantë që do t'i nënshtrohen testit, ndërsa do të jenë të ndarë në 486 qendra provimi.

Ministria e Arsimit ka vendosur që në një kalsë të ketë jo më shumë se 10 maturantë në klasë, të cilët duhet të jenë të ndarë nga një distancë 2 metër.

Ky provim do të jetë më i vështirë se herët e tjera për maturantët, për shkak se muajt e fundit mësimin e kanë zhvilluar online, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Provimi do të jetë vetëm me alternativa, për t'ua bërë sadopak më të lehtë maturantëve të cilët vijnë nga një situatë e vështirë.

Maturantët e gjimnazit "Sami Frashëri", i cili u shemb për t'u rindërtuar, do t'i japin provimet në dy mjedise të tjera, te shkollat "4 Dëshmorët" dhe "Fan Noli".

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.01271390914917
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-209440" }