Maturantët në protestë para Ministrisë së Arsimit, pyetja që i "çmendi" të gjithë
Maturantët janë ngritur në protestë para Ministrisë së Arsimit, për shkak se sipas tyre provimi i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe kishte pyetje të pakuptimta.
Me pankarta në duar që ironizonin një nga pyetjet e provimit, ku personazh kryesot ishte "Turi", maturantët kanë kërkuar që të mos penalizoheshin për pyetjet e pakuptimta.
Por cila ishte pyetja e shumëpërfolur?
Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të , bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje dhe Turi, i cili fillimisht ishte ndjerë i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkë, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur, ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.
Cila nga fjalitë e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?
A) Duke u përqëndruar, Turi u përpoq të kujtonte procedurën e saktë për ta kthyer barkën në një pozicion të sigurt.
B) Ndërkohë, uji i ftohtë i lumit vazhdoi të përplasej në anët e barkës duke i bërë qull Turin dhe miqtë e tij.
C) Turi e dinte që ai dhe miqtë e tij ishin të përgatitur për t’ia dalë në situata të tilla.
D) Turi u hodh në të djathtë për të shmangur shkëmbin dhe gati e përmbysi varkën.
Turi mund t'i bënte të gjitha këto veprime, ndaj duhet pyetur se cilin veprim ka zgjedhur.