Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:14 20-06-2020 Foto e Ditës

Dje u bë publik lajmi se vëllezërit Robert dhe Edmond Budina ishin prekur me koronavirus. Ata nuk e mohuan asnjehrë këtë lajm, por thanë se kishin dyshimet e tyre.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike përgjigjen zyrtare për dy vëllezërit. Në dokumentin e mëposhtëm shihet se dy vëllezërit e njohur kanë rezultuar pozitivë në testin e COVID-19.

Më herët Edmond Budina tha se do e ndjekë në rrugë ligjore këtë çështje dhe do të dijë se nga kush e mori lajmin Edi Rama pasi i publikoi edhe emrat. Budina thotë se kjo gjë është e rëndë pasi i janë shkelur të drejtat e privatësisë.

"Më e rënda është, që edhe Kryeministri Edi Rama, që duhet të jetë i pari në respektimin e Kushtetutës së vendit që drejton, bëri publikë emrat tanë. Ai ka detyrimin që publikisht të informojë opinionin se prej kujt e ka marrë lajmin. Prej institucioneve apo medias. Këtë çështje, unë do ta ndjek në rrugë ligjore, sepse ka të bëjë me shkeljen e të drejtave e lirive të njeriut", ka thënë Budina për mediat.

Të dy vëllezërit janë mirë dhe gëzojnë shëndetë të plotë, madje kanë thënë se nuk kanë shenja tipike të covid-19.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e Ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.011811971664429
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-211022" }