HISTORIKE! Exit-Poll: Shqiptarët bëhen me 4 deputetë në parlamentin e Serbisë.
Alternativa Demokratike Shqiptare ka fituar 4 ulëse në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, sipas rezultateve paraprake.
Shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe Medvegjës garuan të bashkuar në një listë në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit.
Sipas Exit-Poll, shqiptarët do të përfaqësohen me katër deputetë në parlamentin e Serbisë.
Ky parashikim e nxjerr Partinë e Aleksandër Vuçiç, SNS fitues të 62.5% të votave apo 180 deputetë, ndërsa partia e Ivica Daçiç ka fituar 30 deputetë nga 250 në total.