Arti në zi. Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare mjeshtri i valleve popullore Besim Zekthi
Mjeshtri i valleve popullore Besim Zekthi është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 84 vjeçare.
Lajmin e bën të ditur Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, që i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve të të ndjerit.
Zekthi vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa nuk ia ka dalë të fitojë betejën me sëmundjen.
Besim Zekthi u nderua nga Presidenti Meta me Dekoratën e Lartë "Nderi i Kombit".
"LAMTUMIRË BESIM ZEKTHI - "NDERI I KOMBIT"
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë njofton ndarjen nga jeta të mjeshtrit të valles popullore mbarëshqiptare, “Nderi i Kombit” - Besim Zekthi.
Artisti humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 84 vjeçare, në shtëpinë e tij në Tiranë, rreth një orë më parë.
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij mjeshtrin e valles shqiptare, të pazëvendsueshmin, Besim Zekthi", shkruhet në njoftimin e TKOB.