Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:42 01-07-2020 Foto e Ditës

Dje është konfirmuar një lajm i hidhur nga ministria e Shëndetësisë e cila bëri  me dije se ka ndërruar jetë mjeku Arjan Pushi.

Bëhet me dije se pavarësisht përpjekjeve të stafit, profesor Arjan Pushi, ndërroi jetë. Kjo humbje e çon në 63 numrin e viktimave nga COVID në vendin tonë, duke u bërë mjeku i parë viktimë e COVID.

"Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.

Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit", thuhet në njoftim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.004688024520874
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-212385" }