Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:42 02-07-2020 Foto e Ditës

DALIN PAMJET nga shtëpia ku jetoi Nexhmije Hoxha deri ditën që vdiq, FOTOT dhe VEPRAT e ENVERIT të hedhura përtokë

Në këtë shtëpi, jetoi e veja e diktatorit Nexhmije Hoxha, nga vitit 1997 e deri ditën që vdiq, më 26 shkurt 2020.

Kjo banesë prekte projektin e Unazës dhe tashmë ka bërë bujë letra e djalit të Nexhmijes, Ilir Hoxha i cili i shkruante ambasadores amerikane Yuri Kim se ata u nxorrën me dhunë nga shtëpia, pa një njoftim paraprak, siç bëri Berisha me ta në vitin 1993.

Sipas Hoxhës, këto janë akte fashiste që vijojnë edhe pas 30 vitesh. Ai i bëntë thirrje Ramës që të mbrohet nga institucionet që ai vetë drejton.

Ndërkaq, në këto imazhe publikuar nga foto-reporteri Isa Myzyraj, duken sendet personale të Enverit dhe Nexhmijes, përfshirë edhe veprat për diktatorin, të hedhura përtokë.

Sipas Ilir Hoxhës, në këtë shtëpi kishin mbetur shumë relikte dhe materiale të Enver Hoxhes si dhe objekte të tjera personale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009876012802124
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-212511" }