Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:57 03-07-2020 Foto e Ditës Projekti \\"Marina Town Saranda\\"

Një projekt gjigant ndërtimesh me hotele, rezidenca dhe port jahtesh planifikohet të ndërtohet në qytetin bregdetar të Sarandës.

Në fakt duket si një qytet brenda qytetit, për shkak të madhësisë, sipas video-s së projektit të publikuar nga deputeti i Partisë Socialiste në këtë qytet Alket Hyseni, i cili vetëm disa ditë më parë kreu një lundrim me varkë pikërisht përgjatë bregdetit nga Saranda në plazhin e Kakomesë.

Projekti nuk dihet se ku është planifikuar të ndërtohet, por nisur nga emri dhe relievi që dallohet në video, mendohet se mund të zërë një sipërfaqe të madhe të “Marinës”, apo aty ku ndodhet baza ushtarake detare e qytetit të Sarandës, raporton newsbomb.al.

Projekti është realizuar nga studio e EAA e arkitektit turk Emre Arolat me bazë në Stamboll.

Ky qytet gjigant në pjesën veri-perëndimore të qytetit parashikon ndërtimin e strukturave gjigante hoteliere nga njëri krah i kodrës, shërbime dhe rezidenca si dhe shtëpi të shumta banimi në pjesën përballë.

Deputeti Hyseni, i cili gjithashtu është pronar i sipërfaqeve të mëdha të tokës në Dhërmi, shprehet i bindur për realizimin e këtij projekti.

“Vizioni ynë për Sarandën e së nesërmes. Super projekt, së shpejti...,” shkruan ai.

Është ende mister se kush e financon këtë projekt, që bazuar në video mund të kapë shifra marramendëse pwr t’u realizuar. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009829044342041
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-212646" }