Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 10:00 05-07-2020 Foto  e Ditës

Pavarësisht situatës alarmante të krijuar në vend si pasojë e përhapjes masive të COVID 19, ku prej disa ditësh rastet e reja dhe numri i viktimave është në rritje, të parët që mesa duket nuk duan t’ia dinë janë vetë deputetët.

Në media deputetë dhe ish-deputetë shfaqen duke ruajtur distancën apo dhe duke mbajtur maska, por menjëherë sapo “llampa e kuqe” e kameras fiket rregullat e distancimit harrohen fare. Newsbomb.al raporton sot me foto një rast flagrantë të deputetëve socialistë në Vlorë, gjatë një aktiviteti për përfaqësimin gjinor të gruas.

Sikur të mos mjaftojë gjendja në të cilën ndodhet vendi dhe shkelja e rregullave me të dyja këmbët nga ata që na drejtojnë, fotot hidhen në rrjetet sociale nga vetë ata, madje me krenari, raporton newsbomb.al.

Shiko fotot e tjera:

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014058113098145
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-212872" }