Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:29 06-07-2020 Foto e Ditës

Ditën e sotme në orën 05:00 të mëngjesit ka rifilluar punën edhe transporti publik në TIranë, pas një periudhe pushimi për më shumë se 3 muaj.

Pas presionit të Bashkisë së Tiranës por edhe përmbushjes së disa nga kërkesave të tyre, urbanët në Tiranë do të rifillojnë të lëvizin nëpër kryeqytet.

Dy kërkesat e tyre të panegociueshme ishin marrja e një page të dytë lufte prej 400 mijë lekësh dhe ndryshimi i protokollit të përgjegjësisë, që do të thotë se fatorinot dhe shoferët nuk do të mbajnë përgjegjësi nëse do të ketë qytetarë pa maskë në urbane, por përgjegjësia do të jetë individuale.

Por nga një vëzhgim mëngjesin e sotëm është parë që stacionet e autobusëve nuk ishin të tejmbushur si gjithmonë, me qytetarët që prisnin të shkonin në punë me urbane.

Kjo vjen si pasojë e frikës që qytetarët kanë nga infektimi me COVID-19, por ndoshta edhe se pushimet verore kanë filluar dhe shumë prej qytetarëve të kryeqytetit janë larguar drejt qyteteve të tjera.

Ndërkohë për muajin korrik nuk do të ketë abone, por vetëm bileta, pasi shpërndarja e aboneve do të fillojë në muajin gusht, ndërsa abonetë e muajit mars që qytetarët i blenë por nuk i përdorën do të të quhen të pavlefshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010119915008545
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-212957" }