Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:40 07-07-2020 Foto e Ditës

Doktoreshë Najada Çomo, shefe e Spitalit Infektiv, ka treguar mbrëmjen e sotme për herë të parë që prej nisjes së pandemisë sfidat me të cilat është përballur stafi atje.

Në një intervistë për Eni Vasilin, Çomo ka thënë se ajo ka qenë personi që ka njoftuar të gjithë familjarët e viktimave të Covid-19 që kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv.

“Unë kam qenë personi që kam informuar të gjithë familjarët për humbjen e njerëzve të tyre të afërt. Ka qenë gjëja më e vështirë që kam bërë. Të flasësh me një person që nuk e njeh dhe ti thuash për ndarjen nga jeta për familjarin e tij, është ndër situatat më të vështira përpos gjërave të tjera.Shumë herë kam derdhur lotë me kolegët për humbjen e jetëve të këtyre personave”, tha Çomo, ndërsa tregoi se viktimat i kanë lënë asaj amanetet për familjarët e tyre.

E pyetur nga moderatorja për këto amanete, shefja e Infektivit nuk i mbajti dot lotët dhe kërkoi të mos i bënte ato publike për hir të familjarëve të tyre. Më tej, doktoresha tregoi se për të infeksioni Covid-19 është sëmundja më e tmerrshme në historinë e punës së saj.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009937047958374
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-213083" }