Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:49 28-07-2020 Foto e Ditës

Kuvendi ka vendosur mos shkarkojë Presidentin Ilir Meta. Kështu, pas raportit të dalë nga Komisioni Hetimor për mos shkarkimin e Presidentit, 78 deputetë kanë votuar pro, 17 kundër dhe 8 abstenim. Sipas raportit të Komisionit Hetimor, shkeljet e Metës nuk mjaftojnë për ta shkarkuar nga detyra.

Komisioni për Metën u ngrit më 8 korrik 2019 me pretendimin se kishte shkelur të paktën 9 herë Kushtetutën, por gradualisht ky qendrim erdhi duke u zbutur dhe mazhoranca u tërhoq nga kërkesa për shkarkimin e Presidentit duke dalë në fund me një raport për mos shkarkimin e tij.

Votat - Abstenim: Amra Borova, Spartak Braho, Tom Doshi, Ralf GJoni, Rudina Hajdari, Edlira Hyseni, Ejlo Hysko, Enada kapllani, Lefter Koka, Ligoraq Karamelo, Aurora Mara, Nimet Musai, Erjon Piciri, Artur Roshi, Enver ROshi, Edmond Rrushi, Elisa Spiropali, Fatmri Velaj, Sadi Vorpsi,

Pro shkarkimit: Eugen Bojaxhiu , Arlind Cacani, Gjetan Gjetani, Ramazan Gjuzi, Majlinda Halilaj, Korab Lita, Mylym Murrizi, Elvis Meco,  Kostaq Papa, Krenar Rruci, Nikolin Staka, Vasil Sterjovski, Edmodn Stojku, Ylli Shehu, Koci Tahiri, Halit Valteri, Alban Zeneli

Nuk votuan: Fatmir Xhafaj, Zef Shtjefni, Klajdi Qama, Andi Permeti, Halil Jakimi, Arben Elezi, Erjon Brace

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010884046554565
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-215202" }